POK
Për Individët
Për Biznesin
Rreth Kompanisë
Zhvilluesit
AL
POK
POK sjell Apple Pay në Shqipëri, duke u bërë fintech i parë në vend që e ofron këtë shërbim
1 April 2026

POK sjell Apple Pay në Shqipëri, duke u bërë fintech i parë në vend që e ofron këtë shërbim

POK shënon një moment historik për pagesat digjitale në Shqipëri me lançimin e Apple Pay, duke u bërë fintech i parë në vend që u ofron klientëve të tij këtë mënyrë moderne, të sigurt dhe të thjeshtë pagese. Ky hap përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm për tregun vendas dhe forcon më tej misionin e POK për të sjellë inovacion financiar, akses më të lehtë në shërbime pagese dhe një përvojë moderne për përdoruesit. Me Apple Pay, përdoruesit e POK mund të shtojnë kartat e tyre digjitale POK në iPhone, Apple Watch dhe pajisje të tjera të mbështetura nga Apple, duke kryer pagesa në dyqane, online dhe brenda aplikacioneve në një mënyrë të shpejtë dhe të sigurt. Çdo transaksion mbrohet përmes teknologjive të avancuara të sigurisë së Apple. Lançimi i Apple Pay vjen si vazhdim i vizionit të POK për të ndërtuar një platformë financiare digjitale që i përgjigjet nevojave të përdoruesve. Kartat digjitale POK u japin klientëve mundësinë të pajisen menjëherë me një kartë për përdorim të përditshëm, pa pritur prodhim fizik apo dorëzim. Ato janë praktike, të sigurta dhe të përshtatshme për pagesa, blerje online, abonime, menaxhim më të mirë të shpenzimeve dhe tashmë edhe për përdorim të plotë me Apple Pay. Ky moment nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë. POK shpreh mirënjohjen e saj të veçantë për Visa, për bashkëpunimin, ekspertizën dhe mbështetjen e vazhdueshme në sjelljen e zgjidhjeve moderne të pagesave në tregun shqiptar. Një falënderim i veçantë shkon gjithashtu për Bankën Credins, partnerin tonë të rëndësishëm, për besimin dhe bashkëpunimin që kanë bërë të mundur arritjen e këtij momenti të rëndësishëm. Me këtë lançim, POK hedh një tjetër hap të rëndësishëm drejt së ardhmes së pagesave në Shqipëri. Kompania mbetet e përkushtuar të zhvillojë produkte dhe shërbime që i bëjnë pagesat më të thjeshta, më të shpejta dhe më të sigurta për të gjithë përdoruesit e saj, duke sjellë standarde ndërkombëtare në tregun vendas dhe duke vendosur klientin në qendër të çdo inovacioni.

Limitet e reja të pagesave me POK hapin rrugë për më shumë mundësi për bizneset
20 November 2025

Limitet e reja të pagesave me POK hapin rrugë për më shumë mundësi për bizneset

POK sapo ka rritur limitin e pagesave për bizneset, duke lejuar tashmë pranimin e transaksioneve deri në 1000 euro. Ky përditësim u jep bizneseve më shumë fleksibilitet për të pranuar pagesa më të mëdha, për të përmirësuar përvojën e klientit dhe për të ofruar më shumë liri në shitje, pa kufizimet që ekzistonin më parë. Kjo rritje e limitit sjell një hap përpara për të gjitha bizneset që përdorin POK si zgjidhje pagese, sidomos ata që operojnë me produkte apo shërbime me vlerë më të lartë. Me këtë ndryshim, procesi i pagesave bëhet më i thjeshtë, më i gjerë dhe më i përshtatshëm për nevojat reale të tregut.

Lexo më shumë
Së shpejti: Përdorni Apple Pay me kartën tuaj POK Visa
6 November 2025

Së shpejti: Përdorni Apple Pay me kartën tuaj POK Visa

Shumë shpejt do të mund të regjistroni kartën tuaj POK Visa në Apple Pay dhe të bëni pagesa thjesht dhe shpejt me iPhone-in ose Apple Watch-in tuaj. Pagesat do të kryhen pa karta fizike dhe pa tarifa shtesë, duke e bërë menaxhimin e financave më të thjeshtë dhe komod.

Lexo më shumë
POK tashmë në dy versione: Dark dhe Light Mode
4 November 2025

POK tashmë në dy versione: Dark dhe Light Mode

POK ka sjellë një pamje të re. Përveç versionit Dark, tani aplikacioni është i disponueshëm edhe në Light Mode. I njëjti funksionalitet, i njëjti komoditet, thjesht një mënyrë e re vizuale për të përdorur aplikacionin sipas preferencës suaj. Zgjidh versionin që të përfaqëson më shumë dhe vazhdo pagesat, transfertat dhe menaxhimin e kartave pa asnjë ndryshim në përvojën e përdorimit. Dark ose Light, POK përshtatet me ty.

Lexo më shumë
POK SoftPOS, prano pagesa me kartë në biznes, nëpërmjet telefonit tënd android
4 November 2025

POK SoftPOS, prano pagesa me kartë në biznes, nëpërmjet telefonit tënd android

Së shpejti POK sjell një risi që do t’i japë një ritëm të ri mënyrës si pranohen pagesat në biznes: softPOS. Me vetëm një telefon Android, bizneset do të mund të pranojnë pagesa nga kartat Visa dhe Mastercard, vendase dhe të huaja, lehtë dhe pa pajisje të dedikuara. Kjo do të thotë më pak kosto, më pak komplikime dhe më shumë liri për të punuar nga kudo. Shërbimi ofrohet pa tarifë instalimi dhe pa tarifë mirëmbajtjeje, duke e bërë ideal për ata që duan të rrisin profesionalizmin dhe besueshmërinë ndaj klientit, pa shpenzuar më shumë. Një hap i ri drejt pagesave moderne, praktike dhe të aksesueshme për të gjithë. Së shpejti!

Lexo më shumë
POK përzgjidhet për programin ndërkombëtar Plug and Play GOAL në Silicon Valley
16 October 2025

POK përzgjidhet për programin ndërkombëtar Plug and Play GOAL në Silicon Valley

Jemi të lumtur të njoftojmë se POK është përzgjedhur të marrë pjesë në Plug and Play GOAL (Global Overseas Acceleration & Learning) Program në Silicon Valley, një nga platformat më të njohura të inovacionit në botë që lidh startup-et me korporata globale, investitorë dhe mentorë ndërkombëtarë. Ky është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt zgjerimit ndërkombëtar dhe në ndërtimin e zgjidhjeve financiare gjithëpërfshirëse për tregjet në zhvillim. Pjesëmarrja në këtë program do t’i mundësojë POK të përfitojë nga mentorime të nivelit botëror, partneritete strategjike dhe mundësi investimi që do të përshpejtojnë misionin tonë për të bërë pagesat digjitale dhe qasjen financiare sa më të lehtë për të gjithë. Një falënderim i veçantë shkon për Plug and Play Tech Center Albania për mbështetjen dhe udhëzimin e vazhdueshëm gjatë këtij rrugëtimi. Gjithashtu, falënderojmë Startup Albania për besimin dhe mbështetjen financiare përmes grantit që na ndihmoi të arrijmë këtë arritje. Në këtë moment të rëndësishëm, duam të shprehim mirënjohjen tonë edhe për partnerët tanë strategjikë: Visa, CREDINS BANK, Raiffeisen Bank Albania, Cybersource, Procard Processing Centre dhe Blessed Investment, bashkëpunimi dhe vizioni i të cilëve kanë qenë thelbësorë në rritjen dhe inovacionin e POK.

Lexo më shumë
Dërgo para në çdo kartë Visa me POK
15 June 2025

Dërgo para në çdo kartë Visa me POK

Dërgo para në kohë reale, në çdo kartë Visa, në Shqipëri dhe jashtë saj. POK prezanton një nga shërbimet më të kërkuara dhe inovative të momentit: Visa Direct mënyra më e shpejtë, më e thjeshtë dhe më e sigurt për të dërguar para drejt e në çdo kartë Visa, kudo në botë. Në një kohë kur nevoja për transferta të menjëhershme parash është gjithnjë e më e madhe, POK vjen me një zgjidhje ideale. Me Visa Direct, përdoruesit e aplikacionit POK mund të bëjnë transfertë parash drejt në çdo kartë Visa, vetëm duke futur të dhënat e kartës së përfituesit, pa pasur nevojë për IBAN, pa vonesa dhe pa komisione të fshehura. Si funksionon? Hyn në aplikacionin POK, zgjedh “Dërgo para” me Visa Direct, vendos numrin e kartës Visa të marrësit, shkruan shumën që dëshiron të dërgosh, konfirmon dhe mbaron! Transferta përpunohet brenda pak sekondave. Shërbimi është i disponueshëm 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, pa asnjë kufizim kohe apo zone. Kur të nevojitet Visa Direct? Për të ndihmuar një të afërm jashtë vendit, për të dërguar pagesa të shpejta tek fëmijët që studiojnë, për raste emergjente etj. Shkarko aplikacionin POK, regjistrohu falas dhe përfito nga të gjitha mundësitë e pagesave digjitale që të sjellin më pranë të dashurve të tu, kudo që ndodhen.

Lexo më shumë
Karta juaj POK VISA tashmë në Google Pay
6 June 2025

Karta juaj POK VISA tashmë në Google Pay

Tani mund të regjistroni kartën tuaj POK Visa në Google Pay dhe të bëni pagesa thjesht dhe shpejt me telefonin tuaj Android. Pagesat kryhen pa karta fizike dhe pa tarifa shtesë. Një mënyrë e lehtë për të kryer pagesat tuaja çdo ditë.

Lexo më shumë
10 Hyrje në Business Lounge falas në vit, në 1200 aeroporte në mbarë botën
2 March 2025

10 Hyrje në Business Lounge falas në vit, në 1200 aeroporte në mbarë botën

Përdoruesit e kartave POK Visa Infinite (për individë) dhe POK Visa Signature Business (për biznese) përfitojnë deri në 10 hyrje falas në vit në business lounge në mbi 1,200 aeroporte në mbarë botën. Për të përfituar shërbimin mjafton të shkarkoni aplikacionin Visa Airport Companion, të shtoni kartën tuaj POK dhe të ndiqni udhëzimet e aplikacionit. Pas aktivizimit, rezervimi i hyrjeve bëhet direkt nga aplikacioni i Visa-s. Ky përfitim është i disponueshëm për klientët individualë dhe për llogaritë biznesore që posedojnë kartat përkatëse.

Lexo më shumë
Kartat Digjitale POK VISA, Pagesa Të Thjeshta direkt nga Telefoni Yt
1 March 2025

Kartat Digjitale POK VISA, Pagesa Të Thjeshta direkt nga Telefoni Yt

POK Albania ka lançuar me sukses kartat e saj digjitale , duke sjellë një mënyrë të re, të sigurt dhe praktike për të menaxhuar financat nëpërmjet telefonit. Të mbështetura nga VISA dhe të aksesueshme përmes aplikacionit POK, këto karta janë krijuar për t’iu përshtatur çdo tipi përdoruesi. Karta Classic është falas dhe ideale për përdorim bazik, duke e bërë perfekte për ata që duan një mjet të shpejtë për pagesa online apo fizike. Karta Rewards, me një tarifë simbolike prej vetëm 300 lekësh në vit, ofron përfitime dhe shpërblime për përdoruesit aktivë, duke e kthyer çdo blerje në një mundësi për të fituar. Ndërsa karta Infinit , me një tarifë vjetore prej 5,200 lekësh, sjell një përvojë premium – përveç shërbimeve të personalizuara dhe përparësisë në suport, ajo përfshin cashback në blerje, akses në shërbimin FastTrack në aeroporte , si dhe hyrje në zonat VIP të aeroportit , duke e kthyer çdo udhëtim në një eksperiencë të nivelit të lartë. Të gjitha kartat aktivizohen menjëherë pas krijimit të llogarisë dhe mund të përdoren globalisht në çdo vend ku pranohet VISA. Për më shumë detaje mbi secilën kartë, ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare të Visa ose të na shkruani direkt në rrjetet tona sociale.

Lexo më shumë
Porosit nëpërmjet eksperiencës unike të POK Marketplace
22 October 2023

Porosit nëpërmjet eksperiencës unike të POK Marketplace

Pagesa, transferta, dhe tashmë një MARKETPLACE vjen për ju në POK. Porosit në dyqanet e tua të preferuara në aplikacionin POK. Vendos adresën, zgjidh produktet që dëshiron dhe porosit pa u lodhur nëpërmjet eksperiencës unike qe ofrohet në aplikacion. Kryej porosinë e radhës me POK dhe shikoje vetë.

Lexo më shumë
PORTOFOLI JUAJ NË NJË APLIKACION!
30 June 2023

PORTOFOLI JUAJ NË NJË APLIKACION!

PËRJETONI PËRVOJËN MË TË MIRË TË BLERJEVE ME POK NË FASHION GROUP ALBANIA. TANI MUND TË PAGUANI NË WEB DHE FIZIKISHT NË ÇDO DYQAN TË FGA. SHKARKO POK, KRIJO LLOGARINË DHE PAGUAJ ME LEHTËSI NË ÇDO MOMENT!

Lexo më shumë
SHIJO SUSHI, PAGUAJ ME POK NË SALT!
16 June 2023

SHIJO SUSHI, PAGUAJ ME POK NË SALT!

SHIJO RECETAT MË TË SHIJSHME TË SALT TIRANA DHE PAGUAJ FARE LEHTË ME POK.

Lexo më shumë
NË PEPPER PA PORTOFOL!
9 June 2023

NË PEPPER PA PORTOFOL!

SHUMË SURPRIZA KA PËR JU… SHKO TANI NË PEPPER DHE SHIJO PAGESAT MË TË THJESHTA.

Lexo më shumë
POK shpallet fitues i cmimit "Startupi i Vitit"
26 May 2023

POK shpallet fitues i cmimit "Startupi i Vitit"

POK shpallet fitues i cmimit "Startup of the Year", një cmim i dhënë nga Albanian ICT Awards

Lexo më shumë
Shpejtësia e pagesave me POK vjen për ju në Big Market!
17 October 2022

Shpejtësia e pagesave me POK vjen për ju në Big Market!

POK ju ofron zgjidhjen më të shpejtë dhe të kënaqshme në përdorim gjatë kryerjes së pagesave në Big Market. Në fjalë të tjera, thuaj lamtumirë lodhjes nga pagesat primitive dhe humbjes së kohës që vjen me ato, dhe përqafo të ardhmen e pagesave që vjen me POK. Skano, vendos shumën dhe paguaj. Po, pagesat kryhen kaq shpejt. POK operon në standartet më të larta të sigurisë në treg. Konkretisht, POK është liçensuar nga Banka e Shqipërisë dhe është fitues i çmimit STARTUP OF THE YEAR nga ICT AWARDS. Por kjo nuk është e gjitha, POK shpeshherë ju ofron Cashback në dyqane dhe Kupona falas. Po, është shume e bukur, por edhe e vërtetë. POK është përherë me ty në celularin tënd. Bëje tënden këtë eksperiencë, duke filluar nga tani!

Lexo më shumë
Background gradient

Le ta thjeshtojmë gjithçka që ka të bëjë me paratë

Bëhu pjesë e komunitetit tonë dhe përfito përvojën më të mirë në celular. Shkarko aplikacionin tonë sot për akses të lehtë në të gjitha veçoritë.

Shkarko në App Store
Shkarko në Google Play
Për Individët
Kartat
Dërgo & Merr
Visa Direct
Utilitete
Për Biznesin
Kartat
Pranoni Pagesa Online
Pagesa me Link
SoftPOS
Business Panelexternal link
Rreth Kompanisë
Rreth Nesh
Lajme
Zhvilluesit
Documentationexternal link
Ndihmë
Pyetje të shpeshta
Kontakt
Kushtet dhe Rregullat
Lista e Komisioneve për Individin
Politika e Privatësisë
POK
Tel: +355 69 70 47 231Email: support@rpay.ai
Adresa: Rr. Frank Bardhi, Tirane, Albania, Kristal Center, Kati 2
2026