Kalo te përmbajtja

1 min lexim

POK përzgjidhet për programin ndërkombëtar Plug and Play GOAL në Silicon Valley

Jemi të lumtur të njoftojmë se POK është përzgjedhur të marrë pjesë në Plug and Play GOAL (Global Overseas Acceleration & Learning) Program në Silicon Valley, një nga platformat më të njohura të inovacionit në botë që lidh startup-et me korporata globale, investitorë dhe mentorë ndërkombëtarë.

Ky është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt zgjerimit ndërkombëtar dhe në ndërtimin e zgjidhjeve financiare gjithëpërfshirëse për tregjet në zhvillim. Pjesëmarrja në këtë program do t’i mundësojë POK të përfitojë nga mentorime të nivelit botëror, partneritete strategjike dhe mundësi investimi që do të përshpejtojnë misionin tonë për të bërë pagesat digjitale dhe qasjen financiare sa më të lehtë për të gjithë.

Një falënderim i veçantë shkon për Plug and Play Tech Center Albania për mbështetjen dhe udhëzimin e vazhdueshëm gjatë këtij rrugëtimi. Gjithashtu, falënderojmë Startup Albania për besimin dhe mbështetjen financiare përmes grantit që na ndihmoi të arrijmë këtë arritje.

Në këtë moment të rëndësishëm, duam të shprehim mirënjohjen tonë edhe për partnerët tanë strategjikë: Visa, CREDINS BANK, Raiffeisen Bank Albania, Cybersource, Procard Processing Centre dhe Blessed Investment, bashkëpunimi dhe vizioni i të cilëve kanë qenë thelbësorë në rritjen dhe inovacionin e POK.