2 min lexim
POK sjell Apple Pay në Shqipëri, duke u bërë fintech i parë në vend që e ofron këtë shërbim
POK shënon një moment historik për pagesat digjitale në Shqipëri me lançimin e Apple Pay, duke u bërë fintech i parë në vend që u ofron klientëve të tij këtë mënyrë moderne, të sigurt dhe të thjeshtë pagese. Ky hap përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm për tregun vendas dhe forcon më tej misionin e POK për të sjellë inovacion financiar, akses më të lehtë në shërbime pagese dhe një përvojë moderne për përdoruesit.
Me Apple Pay, përdoruesit e POK mund të shtojnë kartat e tyre digjitale POK në iPhone, Apple Watch dhe pajisje të tjera të mbështetura nga Apple, duke kryer pagesa në dyqane, online dhe brenda aplikacioneve në një mënyrë të shpejtë dhe të sigurt. Çdo transaksion mbrohet përmes teknologjive të avancuara të sigurisë së Apple.
Lançimi i Apple Pay vjen si vazhdim i vizionit të POK për të ndërtuar një platformë financiare digjitale që i përgjigjet nevojave të përdoruesve. Kartat digjitale POK u japin klientëve mundësinë të pajisen menjëherë me një kartë për përdorim të përditshëm, pa pritur prodhim fizik apo dorëzim. Ato janë praktike, të sigurta dhe të përshtatshme për pagesa, blerje online, abonime, menaxhim më të mirë të shpenzimeve dhe tashmë edhe për përdorim të plotë me Apple Pay.
Ky moment nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë. POK shpreh mirënjohjen e saj të veçantë për Visa, për bashkëpunimin, ekspertizën dhe mbështetjen e vazhdueshme në sjelljen e zgjidhjeve moderne të pagesave në tregun shqiptar. Një falënderim i veçantë shkon gjithashtu për Bankën Credins, partnerin tonë të rëndësishëm, për besimin dhe bashkëpunimin që kanë bërë të mundur arritjen e këtij momenti të rëndësishëm.
Me këtë lançim, POK hedh një tjetër hap të rëndësishëm drejt së ardhmes së pagesave në Shqipëri. Kompania mbetet e përkushtuar të zhvillojë produkte dhe shërbime që i bëjnë pagesat më të thjeshta, më të shpejta dhe më të sigurta për të gjithë përdoruesit e saj, duke sjellë standarde ndërkombëtare në tregun vendas dhe duke vendosur klientin në qendër të çdo inovacioni.



