Ju mund të mbushni aplikacionin POK me para në 4 mënyra:
Nëpermjet një karte të lëshuar nga një bankë tjetër (2% komision),
Nëpermjet një transferte Bankare,
Nëpermjet agjentëve tanë duke përdorur CASH,
Nëse një përdorues tjetër POK ju transferon para.
Ju duhet të keni një llogari të verifikuar POK për të bërë të mundshëm mbushjen e llogarisë.
Pse rimbushja me kartë ka komision?
Kur përdorni një kartë të lëshuar nga skema si VISA, MASTERCARD, apo AMEX, këto skema aplikojnë një komision që zakonisht varion nga 2% deri në 2.5%. POK, nga ana tjetër, mban vetëm 2%. Nëse përdorni platforma të ngjashme me POK, si WISE apo Revolut, për të rimbushur llogarinë tuaj me kartë, ato aplikojnë një komision prej 2.4% – 2.6%.
POK nuk ju mban asnjë komision (0%) për çdo pagesë të kryer në aplikacionin tonë për shërbimet që ne ofrojmë.