Pagesa me QR ju lejon të paguani shpejt dhe në mënyrë të sigurt duke skanuar një kod QR përmes aplikacionit POK, pa pasur nevojë për para cash apo kartë fizike.
Si funksionon pagesa me QR në POK?
Hapni aplikacionin POK, zgjidhni opsionin “Skano”, skanoni kodin QR të tregtarit, vendosni shumën (nëse nuk është e paracaktuar) dhe konfirmoni pagesën.
A ka komision për pagesat me QR?
Pagesat me QR për përdoruesit janë pa komision.
A është e sigurt pagesa me QR?
Po. Pagesat me QR në POK janë të mbrojtura me teknologji sigurie dhe konfirmim brenda aplikacionit, duke garantuar që çdo transaksion të jetë i sigurt dhe i autorizuar.
A kryhet pagesa menjëherë?
Po, pagesa me QR përpunohet dhe përfundon menjëherë.