Për të hapur një llogari POK, fillimisht duhet të shkarkoni aplikacionin POK në App Store ose Play Store.
Pasi të keni shkarkuar aplikacionin POK, keni dy mundësi për të hapur një llogari POK:
1. Duke ndjekur të gjithë hapat e nevojshëm në aplikacionin tonë mobile, përfshirë edhe verifikimin e identitetit.
2. Duke u paraqitur pranë zyrave tona në adresën: Rruga Frang Bardhi, Qendra Kristal, Kati 2, H33, të pajisur me një mjet identifikimi, si letërnjoftim ose pasaportë të vlefshme.
Cilat janë dokumentet e identifikimit të kërkuara nga POK?
Për të hapur llogarinë tuaj POK, mund të perdorni kartë tuaj të identitetit apo pasaportën e vlefshme.
Përse duhet të fotografoj dokumentin tim të identifikimit apo fytyrën?
POK është një institucion i parasë elektronike i licensuar nga Banka e Shqipërisë. Si një institucion i licensuar, ne kemi detyrime ligjore që duhet t'i përmbushim përpara se të lejojmë përdoruesit e platformës tonë të kryejnë transaksione financiare. Një nga këto detyrime është procedura "Njih klientin tënd" (KYC - Know Your Customer).
Për të lehtësuar procesin e hapjes së llogarisë, ju mund të kryeni procesin KYC në telefonin tuaj përmes aplikacionit POK ose të paraqiteni pranë zyrave tona.
Institucionet që operojnë në formë digjitale, si POK, WISE, REVOLUT, MONZO, etj, përdorin algoritme të bazuara në inteligjencën artificiale dhe teknologjitë e "liveness detection" për të detektuar të dhënat e dokumentit tuaj të identitetit dhe për të krahasuar fotografinë në dokument me tiparet e fytyrës tuaj. Për këtë arsye, ju duhet të kryeni fotografimin e dokumentit të identifikimit dhe të fytyrës suaj.
Përse duhet të verifikoj llogarinë time POK?
POK është një institucion i parasë elektronike i licensuar nga Banka e Shqipërisë. Si një institucion i licensuar, ne kemi detyrime ligjore që duhet t'i përmbushim përpara se të lejojmë përdoruesit e platformës tonë të kryejnë transaksione financiare.
Një nga këto detyrime është procedura "Njih klientin tënd" (KYC - Know Your Customer). KYC i referohet procesit që institucionet përdorin për të verifikuar identitetet e klientëve të tyre dhe për të vlerësuar rreziqet e mundshme të mashtrimit që ata mund të paraqesin.
Premisa kryesore është se njohja e klientëve — kryerja e verifikimit të identitetit, rishikimi i aktiviteteve të tyre financiare dhe vlerësimi i faktorëve të rrezikut — ndihmon në parandalimin e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme financiare.
A janë të sigurta të dhënat ngarkuara në çastin e hapjes së llogarisë? Si ruhen ato?
Dokumentet e ngarkuar prej jush ruhen duke përdorur standardet më të larta të enkriptimit dhe praktikat më të mira të sigurisë, duke garantuar mbrojtjen dhe ruajtjen e sigurt të të dhënave në server.
A mund ti fshij të dhënat e mia?
POK është një institucion i parasë elektronike i licensuar nga Banka e Shqipërisë. Si një institucion i licensuar, ne kemi detyrime ligjore që duhet t’i përmbushim. Një nga këto detyrime është ruajtja e të dhënave të klientëve për një periudhë 10-vjeçare.
Si mund të ndërroj email-in apo numrin e telefonit të regjistruar në POK?
Numri i telefonit dhe emaili janë të dhëna që përdoren për t’u kyçur në sistemin tonë. Si të tilla, ato konsiderohen të dhëna shumë sensitive. Nëse keni ndërruar numrin ose keni humbur telefonin tuaj, ju duhet të kontaktoni suportin tonë në adresën support@rpay.ai.
Si mund të fshij llogarinë time POK?
POK është një nga aplikacionet që ofron funksionalitete të ndryshme për përdoruesit dhe ne ju këshillojmë ta mbani aplikacionin POK aktiv. Nëse vërtet ju duhet ta mbyllni llogarinë tuaj POK, atëherë nga aplikacioni POK shkoni në menunë "Profili im" dhe zgjidhni "Dil nga llogaria". Pasi llogaria juaj të ketë qëndruar inaktive për më shumë se 6 muaj, ajo do të mbyllet automatikisht. Nëse dëshironi ta mbyllni llogarinë tuaj më shpejt, ju lutem na kontaktoni me email në support@rpay.ai.
A mund ta rihap një llogari të fshirë POK?
Po një llogari POK mund të rihapet. Për të rihapur llogarinë tuaj POK ju lutem kontaktoni me email në adresën : support@rpay.ai
Çfarë veprimesh mund të bëj me aplikacionin POK?
POK është zhvilluar në konceptin e njohur si Fintech Super App. Si i tillë, POK ofron disa funksionalitete, të cilat përfshijnë:
Transferta parash brenda dhe jashtë vendit;
Pagesa duke përdorur Quick Response Code (QR Codes);
Krijimi i kartave digjitale VISA: Classic, Rewards, Infinite;
Shtimi i kartave në Google Pay në pajisjet Android;
Pagesa e faturave të utiliteteve, si: UKT, UKD, UKV, Digicom, Vodafone, One, Digitalb, Tring, Gjobat e trafikut;
Pagesë siguracionesh për shëndetin në udhëtim, TPL, etj;
Pagesa me kupona;
Pagesa në e-commerce;
Transferta të përseritura;
Transferta parash kombëtare dhe ndërkombëtare nga karta VISA në POK në një kartë VISA në mbarë botën;
Transferta të parave nga platforma të ndryshme si PayPal, Revolut, WISE, apo kompanitë e Basteve në kartën tuaj POK;
Konvertim valute.