POK është partner zyrtar i VISA dhe, si i tillë, është i licensuar të lëshojë karta VISA të kategorive të ndryshme, si VISA Classic, VISA Rewards, dhe VISA Infinite. Benefitet e këtyre kartave përfshijnë krijimin e një karte në kohë reale, limite të ndryshme për secilën kartë dhe për veprime të ndryshme si në E-commerce, POS dhe ATM. Përdorimi i kartave virtuale është i mundur për abonime në shërbime si Netflix, Disney, AppStore, Google Play Store etj., dhe gjithashtu mund të krijoni karta digjitale për fëmijët tuaj dhe të monitoroni transaksionet e tyre. Gjithashtu, mund të krijoni një kartë për pagesa të vetme në e-commerce dhe ta fshini ose bllokoni atë pas përfundimit të pagesës.
Ku mund të shikoj balancën e kartës time?
Kartat tuaja POK janë të lidhura me balancen tuaj POK. Balanca juaj është e dukshme në ndërfaqen kryesore të aplikacionit. Çdo kartë mund të përdorë balancen tuaj në ALL apo EUR dhe mund të konfigurohet me limite të ndryshme.
Në çfarë valutash mund të paguaj me kartën POK?
Kartat POK mund të përdoren për transaksione në çdo monedhë, por tarifimi bëhet vetëm në ALL (Lekë) dhe EUR. Nëse kryeni një transaksion në ALL, POK do të tërheqë fondet nga llogaria juaj ALL. Në rast se balanca në ALL nuk është e mjaftueshme, do të tentohet tërheqja nga llogaria juaj EUR. Nëse as kjo llogari nuk ka fonde të mjaftueshme, transaksioni do të dështojë. Nëse kryeni një transaksion në EUR, fillimisht fondet do të tërhiqen nga llogaria juaj EUR. Në rast të mungesës së fondeve, POK do të përdorë llogarinë tuaj ALL. Për transaksione në monedha të tjera, si USD, GBP, etj., POK do të tërheqë fondet fillimisht nga llogaria juaj ALL. Nëse balanca në ALL nuk mjafton, do të tentohet tërheqja nga llogaria juaj EUR.
Si bëhet konvertimi i valutës kur bëj një pagesë në monedhë tjetër përveç ALL dhe EUR?
Kur bëhet një pagesë në një monedhë tjetër përveç ALL dhe EUR, psh USD apo GBP, konvertimi i valutës bëhet automatikisht nga rrjeti I kartave VISA.
A mund të përdor kartat e mia POK në GooglePay dhe ApplePay?
Kartat POK mund të perdoren në GooglePay dhe mund të shtohen lehtësisht në Google Wallet tek pajisjet Android duke shtypur butonin add to Google Wallet nga nderfaqja e kartave në POK. Së shpejti do të jetë e mundur që kartat POK të shtohen edhe në ApplePay.
Ju gjithashtu mund të përdorni kartat POK në Garmin Pay, FitBit apo cdo smartwatch që supporton Google Pay.
A më mbahen komisione kur përdor kartën POK për të paguar online apo në POS?
Përdorimi i kartës suaj POK për pagesa është pa asnjë komision. Komisioni prej 150 ALL aplikohet vetëm kur tërhiqni para nga një ATM.
Përse disa karta POK janë më të shtrejnta se sa të tjerat?
Kartat VISA Infinite janë karta premium dhe si të tilla kanë një kosto të shtuar por gjithashtu kanë benefite ekstra kur pajiseni me atë kartë. Benefitet e çdo karte janë të shfaqura në ndërfaqen e kartave në aplikacionin POK ose në faqen tonë: https://pokpay.io/cards
A mund të kem një kartë fizike POK?
Kartat fizike POK-VISA do të jenë gati për përdorim së shpejti.
Ku mund të shikoj komisionet që aplikon POK?
Përpara se të konfirmoni një Pagesë në aplikacionin POK, ju do t’ju shfaqet një ndërfaqje përmbledhëse ku shfaqen dhe komisionet. POK mban komisione vetëm për këto veprime:
Tërheqja e parave nga POK në bankë (1%)
Rimbushja me kartë (2%)
Tërheqja ne ATM (150 ALL)
Për çdo veprim tjetër ju paguani 0 komisione.