Për të dërguar para, mjafton të identifikoheni në aplikacion dhe të keni verifikuar identitetin. Më pas mund të zgjidhni opsionin “Dërgo Para”. Mund të dërgoni para te lista e kontakteve tuaj përdorues të POK (pa komision) ose te çdo kartë Visa (komisioni do ju llogaritet përpara dërgesës në varësi të kartës ku po dërgoni dhe vlerës). Mjafton të vendosni të dhënat e përfituesit dhe shumën. Transaksioni kryhet brenda disa sekondash.