Si ta kuptoj nëse një transaksion është kryer me sukses apo jo?
Kur ju kryeni një transaksion me POK ju do të merni një njoftim në aplikacionin tuaj POK ku do të njoftoheni për plotësimin me sukses të transaksionit ose jo. Nëse ju merni një njoftim për një transaksion dhe nuk e njihni atë transaksion, atëherë ju duhet të shtypni butonin “Freeze” tek karta përkatëse dhe kontaktoni supportin tonë në support@rpay.ai . Kur ju shtypni butonin “Freeze” karta juaj nuk mund të përdoret për transaksione të tjera deri në momentin që ju shtypni butonin “Unfreeze”
Si mund të mbrohem nga keqëdashesit kur bëj një pagesë online?
Kur ju kryeni një transaksion online për të bërë të mundur mbrojtjen tuaj, faqja në të cilën po paguani do t’ju kerkojë një kod i cili ju vjen me SMS. Ju NUK DUHET në asnjë moment të ndani detajet e kartës apo kodin një perdorimësh me SMS me persona të tjerë sidomos me anë të telefonit.